Ronaldo prezanton ‘bishën’ e tij të re e cila kushton 1 milionë euro (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po përgatitet ta zhvilloj ndeshjen e fundit në Serie A për këtë edicion.

Por para se të zbresë në fushë në fundjavë, ylli portugez i Juventusit ka prezantuar para fansave të tij veturën e tij të re.

Ronaldo e ka pasuruar me një veturë të re koleksionin e tij të veturave, pasi ka blerë një MClaren Senna.

Portugezi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video ku shihet duke vozitur veturën e tij të re.

Mjafton të kërkoni pak në internet dhe e shihni se për veturën e tij të re Cristiano Ronaldo ka shpenzuar rreth një milionë euro.

Kjo veturë është vetëm njëra nga të shumta që ka Ronaldo, pasi ai më parë ka prezantuar edhe makina tjera të shtrenjta si Bugatti, Chiron e Veyron.

34-vjeçari është një adhurues i madh i veturave luksoze dhe ai në shtëpinë e tij ka dhjetëra të tilla të modleve më të fundit.

 

 

View this post on Instagram

 

Enjoy ???

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here