United ka gjetur pasuesin e Lukakut, 45 milionë euro për yllin e Ligue 1

Sipas “L’Equipe”, Manchester United ka bërë një ofertë 45 milionë euro për Moussa Dembele, sulmuesin e Lyon.

“Djajtë e Kuq” duan ta sigurojnë menjëherë 22-vjeçarin dhe janë në pritje të një përgjigje nga klubi francez.

Dembele u transferua te Lyon nga Celtic verën e kaluar për 22 milionë euro dhe klubi skocez do të përfitojë para të tjera nëse francezët do ta shesin te United.

Ole Gunnar Solskjaer synon të rindërtojë ekipin pas një sezoni zhgënjyes dhe Dembele mund të jetë zëvendësuesi i Romelu Lukaku-t, i cili flitet se do të transferohet tek Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here