Ylli i PSG objektivi kryesorë i United për mbrojtjen

Manchester United ka rikthyer vëmendjen nga mbrojtësi belg i PSG, Thomas Meunier për të përforcuar krahun e djathtë.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kishin si objektiv parësor Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace, por kërkesa e lartë e klubit anglez duket se kanë detyruar United që të mendojnë sërish për Meunier.

27-vjecari me shumë mundësi do të largohet nga kampionët e Francës pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2020. Belgu edhe më parë ka qenë një objektiv i klubit nga “Old Trafford”, ndërkohë që shumë shpejt pritet një ofertë në drejtim të PSG për ish-lojtarin e Club Brugge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here