Petrucci fiton në Mugello, Marquez dhe Dovizioso në podium, dështon Rossi

Piloti italian Danilo Petrucci soti sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP, zhvilluar në pistën e Mugello, gara e gjashtë sezonale.

Suksesi i parë sezonal për pilotin e Ducati, që arriti një fitore të vështirë, pas një gare spektakolare, me 4 pilotë që deri në kthesën e fundit dueluan për fitoren.

Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez me Honda, që la pas Andrea Dovizioso me Ducati (i treti) dhe Alex Rins me Suzuki (i katërti). Këta 4 pilotë dhuruan spektakël në pistë për më shumë se 10 xhiro, duke qenë shumë pranë njëri-tjetrit.

Gara dhuroi surpriza e emocione që nga xhiro e parë deri tek e fundit. Një garë për t’u harruar kjo e legjendës Valentino Rossi, që në shtëpinë e tij, para fansave të tij, u rrëzuar dhe e la garën në mes. Ai e mbylli shumë shpejt garën, duke mos qenë asnjëherë mes më të mirëve (u nisi  18-ti).

 

10 xhirot e fundit ishin një sfidë treshe për fitore mes Petrucci, Marquez e Dovizioso. Dy të fundit për pak sa nuk u rrëzuan në xhiron e fundit, pas një kontakti. Nga kjo situatë përfitoi Petrucci, që i parakaloi të dy. Ndërsa Rins u rendit i katërti, duke qenë gjithnjë pranë 3 të parëve, por pa mundur t’i parakalojë.

Pas kësaj gare, Marquez ruan kreun e renditjes, me 115 pikë, duke u shkëputur 12 pikë nga Dovizioso, i dyti me 103 pikë. Gara e radhës, pas dy javësh në pistën e Katalonjës, në Barcelonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here