Maldini e nis si drejtor sportiv, përforcimi i parë vjen nga Atalanta

Paolo Maldini është drejtori i ri teknik i Milanit pas largimit të Leonardos.

Ish kapiteni i Milanit do të jetë përgjegjës për të krijuar skuadrën e re dhe disa lojtarë të talentuar janë në shënjestrën e tij.

Stefano Sensi mbetet objektivi kryesorë i Milanit për mesfushën, ndërsa së fundmi në listën e Maldinit ka përfunduar edhe mbrojtësi i Atalantës, Gianluca Mancini.

Mancini ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës këtë sezon duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe duke shënuar 6 gola në 36 ndeshje.

Interesim për Mancinin kanë shfaqur Roma dhe Interi, ndërsa klauzola e lirimit të tij është 30 milionë euro.

Trajneri i ri i Milanit Marco Giampaolo gjithashtu ka dhënë dritën jeshile për transferimin e  23-vjeçarit në San Siro.

Maldini e sheh Mancinin si përforcimin ideal për të ardhmen e mbrojtjes së Milanit dhe sëshpejti pritet të fillojnë bisedimet mes dy klubeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here