Milani hidhet fuqishëm në merkato, piketon sulmuesin francez

Frederik Masara nuk është zyrtarizuar ende si drejtor sportiv i Milanit, por zbatimi i detyrës mendohet të ketë nisur që javën e kaluar. Në pritje të emërimit në mënyrë zyrtare, ai ka sugjeruar emrin e parë si përforcim për sulmin e Milanit në sezonin e ri. Bëhet fjalë për Gaetan Labord, i cili luan me Montpeljenë në kampionatin francez.

sULMUESI

Sezonin e fundit e ka mbyllur me shifra të kënaqshme, teksa ka realizuar 11 gola dhe pesë asiste, në 37 prezenca. 183 centimetra i gjatë, është një sulmues i fuqishëm, por edhe teknik, i cili ka të majtën si këmbë të preferuar. I aftë në driblime dhe në sulmimin e hapësirave, Labord është profili tipik i lojtarit ofensiv që mund të bëjë sulmuesin e parë ose të dytë.

d06b5d6f074abfb2a83518709351cc6ff0129213

Ky sugjerim i Masaras ka marrë bekimin edhe të Xhefri Monkadës, shefi i zyrës së talentzbuluesve të “Djallit”. Kostoja e operacionit është një tjetër objekt interesi, duke qenë se Montpeljeja mund të pranojë një akord mbi bazën e 10 milionë eurove. Labord do të ishte zëvendësuesi i Kutrones në rast largimi të këtij të fundit, teksa në organikën kuqezi do t’i duhej të luftonte për një fanellë titullari me Andre Silvën, sepse Kristof Piontek përfaqëson garancinë e vetme të sulmit kuqezi.


Duke qenë se trajneri i ri i Milanit, Marko Xhampaolo, preferon skemën me dy sulmues, për 25-vjeçarin francez do të kishte mundësi të mira aktivizimi. I rritur në akademinë e Bordosë, Labord ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Francës, por pa mundur kurrë të afrohet në të grumbulluarit e Didie Deshampit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here