Xhaka tregon kush ua pagoi dënimin për festimin me shqiponjë kundër Serbisë

Dyshja Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, patën shënuar në fitoren 2:1 të Zvicrës kundër Serbisë në botërorin e Rusisë, për të festuar pastaj me shqiponjë.

Ky festim pati marrë vëmendjen e gjithë botës, për t’u kujtuar si një nga momentet kryesore të botërorit.

“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.

“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here