Arrihet marrëveshja, Manchester United then rekordin për Bissakan

Manchester United ka arritur marrëveshjen për blerjen e Aaron Wan-Bissaka të Crystal Palace për 62 milionë euro.

Anglezi do të bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë i historisë së futbollit kur marrëveshja të konfirmohet zyrtarisht.

United ka disa javë që po punon për firmën e talentit të Premier League, por mesa duket më në fund ka pranuar të paguajë shifrën e kërkuar nga “Shqiponjat”.

Kjo shifër thyen rekordin e Manchester City-t që pagoi 57.5 milionë euro për Benjamin Mendy dy vite më parë.

Wan-Bissaka do të jetë blerja e dytë e Man United, pas Dan James që u ble nga Swansea për rreth 17 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here