Fillon epoka Giampaolo: Zbulohet përforcimi i parë!

Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milanit dhe Maldini nuk e ka ndërmend të humbasë kohë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Dhurata e parë e Maldinit për Giampaolon pritet të jetë Stefano Sensi.

Milani për një kohë të gjatë ka shfaqur interesim për yllin e Sassuolos, Stefano Sensi.

Siç raporton Sky Sport, Milani ka dërguar një ofertë prej 20 miliona eurove për Sensin.

Rosonerët dëshirojnë ta huazojnë Sensin për dy vite me opsion blerjeje dhe mbetet ta shohim përgjigjen e Sassuolos.

Sassuolo ka kërkuar 40 milionë euro për lirimin e Sensit, por te Milani nuk dëshirojnë të shpenzojnë më tepër se 20 milionë euro për mesfushorin italian.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here