Interi mbetet duarbosh, Leonardo transferon Barellan te PSG

Interi është në bisedime me Cagliarin për transferimin e Nicolo Barrella, por marrëveshja nuk është arritur ende.

Klubi nga Sardinia kërkon 45 milionë euro për lirimin e Barellas, por Interi është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro dhe dy lojtarë.

Mirëpo në garë për Barellan është përfshirë edhe PSG. Rasti i Lucas Moura mund të përsëritet përseri. Në vitin 2013, Interi ishte shumë pranë marrëveshjes së transferimit të Lucas Moura nga Sao Paolo, por PSG e rrëmbeu brazilianin në momentet e fundit nga Neroaxurët.

Leonardo e pëlqen Barellan dhe është i gatshëm ta transferojë atë në Paris. Barella ka shprehur dëshirën për tu transferuar te Interi, por PSG pritet të dërgojë ofertë më të lartë për italianin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here