Të martën u raportua nga mediet evropiane se Manchester United dhe mesfushori spanjoll Juan Mata kishin gjetur akordin për rinovimin.
Të mërkurën ka ardhur lajmërimi zyrtar i klubit anglez. Juan Mata ka firmosur një kontratë të re e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në vitin 2021.
Mesfushori 31-vjeçar ka firmosur një kontratë e cila i jep opsionin për një vit tjetër nëse forma e tij do të mbetet e mirë.
Klubi e sheh jo vetëm si një lojtar të vlefshëm spanjollin, por edhe si një ambasador në të ardhmen dhe kërkon që ai ta mbyllë karrierën me fanellën e kuqe.
Mata u transferua nga Chelsea tek United në vitin 2014.
We can confirm Juan Mata has signed a new contract with #MUFC.
— Manchester United (@ManUtd) June 19, 2019