Maldini është optimist, ka gati një “Real” Milan

Po të mos ishte për fak tin se nuk kanë sh kuar kurrë mirë, mund të mendonim se Paolo Maldini ndjek këshillat e Adriano Galianit, sepse udhëtimi i të gjithë krerëve të Milanit në “oborret” e Realit të Madridit ngjason me “blicet” e dikurshme të ish-administratorit.

Paolo Maldini, Zvonimir Boban dhe Frederik Masara (u zyrtarizua dje si drejtor sportiv) kanë pasur një takim me presidentin e Realit të Madridit, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e disa operacioneve në merkato. Kthimi i tyre u karakterizua nga optimizmi dhe lajme të mira, të paktën siç konfirmoi edhe Maldini, i cili dje deklaronte: “Në Madrid çdo gjë shkoi mirë, për Xhampaolon kemi gjithmonë lajme pozitive. Jemi optimistë për Milanin që po lind”.

ZOTËRINJTË X 

Mediat e ndryshme kanë dhënë po aq emra për listën e lojtarëve të kërkuar nga kuqezinjtë te Reali i Madridit. Dani Sebajos, Borha Majoral, Odegard, Teo Hernandez, Mateo Kovaçiç, Serxho Regijon, madje edhe profile me peshë si Asensio apo Vinicius Zhunior janë lakuar si të larguar të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll me destinacion Milanon. Lojtarë me karakteristika dhe kosto të ndryshme, por që kanë të përbashkët faktin se Zidani nuk i konsideron të paprekshëm. Florentino Perez kërkon të financojë të tjera blerje, ndaj duhet të shesë sa më shumë lojtarë për të përfituar para e për të ulur numrin e organikës madrilène, e cila sot numëron 36 elementë. Duke njohur nevojat e Milanit, por edhe të “Los Blancos”-ve, ka shumë gjasa që Maldini të ketë marrë më shumë se një miratim nga presidenti i Realit.

 

DUARBOSH

Shumë optimizëm siç thamë nga drejtuesit e Milanit, por me Maldinin e të tjerët, në Milano nuk zbarkoi asnjë lojtar i ri. Më shumë se sa mister, kjo çështja ka lidhje me UEFA-n. Kuqezinjtë nuk mund të zyrtarizojnë akord, pa pasur dijeni mbi sanksionet që do të vinë nga qeveria e futbollit europian. Një përjashtim nga Europa do të ndihmonte ringritjen ekonomike të “Djallit”, por njëkohësisht do të ulte joshjen që klubi italian do të kishte ndaj lojtarëve që i interesojnë.

BISEDIMET

Duke u rikthyer te lista e madrilenëve të dëshiruar, Sebajos duket si profili më i përafërt me nevojat e Milanit. Fakti që mungojnë ofertat e mëdha, mund ta detyrojë të pranojë “Djallin”, duke ulur edhe disi pretendimet ekonomike, me pagën që nga 4 milionë euro, do të shkojë në 3 milionë euro. Me karakteristika të ndryshme, por i përshtatshëm për skemat kuqezi është edhe Mateo Kovaçiç. Me kroatin mund të merret Boban për të zgjedhur Milanin dhe jo Interin, me zikaltrit që në orët e fundit kanë rritur vëmendjen ndaj ish-lojtarit të tyre. Vinicius, Asensio dhe Isko janë shumë të shtrenjtë për kuqezinjtë, ndërsa Odgard nuk shihet si një element që mund të bëjë diferencën. Në anën tjetër, sulmuesi Majoral do të zëvendësonte një largim të mundshëm të Kutrones, teksa Regijon mund të rezultonte i duhuri për të majtën e mbrojtjes, por për çdo vendim duhet pritur UEFA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here