Zyrtare: Di Francesco merr drejtimin e klubit të njohur në Serie A!

Eusebio Di Francesco është trajneri i ri i Sampdorias, me të cilët firmosi kontratë deri në vitin 2022.

Ishte Roma që e la të lirë trajnerin, që ishte ende nën kontratë me klubin roman, duke qenë se ishin pikërisht këta të fundin që e shkarkuan nga pankina dhe vijonin të paguanin pagën e tij.

 

“Di Francesco është zgjedhja më e mirë, me objektivin të vijojmë të besojmë në Samp-in tonë. Ai është një trajner që do të prodhojë në stërvitje, në lojë, ka eksperiencë, dëshirë dhe mentalitet. Mirë se erdhe Eusebio”, deklaroi presidenti i klubit, Massimo Ferrero.

Sipas informacioneve të medieve në Itali, Di Francesco do të marr pagë 1.8 milionë euro (tek Roma merrte 3 mln euro). Për të kompensuar pagën e ulët, trajneri do të marrë 1% nga vlera e shitjes së çdo lojtarë të Sampdoria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here