Nuk bën pjesë në planet e Giampaolos: Milan nxjerr në shitje yllin e saj

Marco Giampaolo prej pak ditësh u zyrtarizua në krye të Milanit, si trajner.

I ardhur nga Sampdoria dhe në filozofinë e lojës së tij ka gjithmonë teknikë dhe klas, për këtë ai po projekton një skuadër ndryshe nga Gattuso, që u përqendrua tek muskujt dhe fiziku.

Milani i Giampaolos do të jetë teknik dhe Franck Kessie nuk bën pjesë në planet e tij. Trajneri ka vënë në dijeni Maldinin dhe Boban për këtë vendim, ndërsa ata i kanë komunikuar agjentit të lojtarit se Kessie nuk është më zgjedhje e parë tek kuqezinjtë.

Për këtë, ai duhet të fillojë të kërkojë skuadër të re. Ofertat e dikurshme për të ishin nga Kina dhe sinjale të reja mund të vijnë nga vendi aziatik. Gjithsesi për 22-vjeçarin ka interes edhe nga Premier League, ku klube si Everton, Tottenham dhe Arsenal e kanë në listë. Milan synon që ta shesë për një ofertë jo më të ulët se 35 milionë euro.

Aktualisht Kessi është i grumbulluar me Egjiptin për Kupën e Kombeve të Afrikës. Mesfuhsori kaloi nga Atalanta tek Milan në vitin 2017 dhe prej asaj kohe numëron 96 paraqitje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here