Milani nis sulmin: Giampaolo kërkon transferimin e yllit të Sampdorias

Milani sot zyrtarisht u përjashtua nga kompeticionet europiane, mirëpo Rosonerët vazhdojnë do të punojnë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e mbrojtjes dhe në mesfushë.

Milani synonte transferimin e mbrojtësit të Stuttgart, Ozan Kabak, por turku ka vendosur që të qëndrojë në Bundesligë dhe pritet të transferohet te Schalke.

Për këtë shkak Maldini dhe Boban pritet të nisin sulmin për mbrojtësin e Sampdorias, Joachim Andersen. Giampaolo ka kërkuar transferimin e  danezit në San Siro.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, e cila shkruan se Milani do të tentojë transferimin e Andersen me çdo kusht.

Andersen u transferua te Sampdoria para dy vitesh nga Twente dhe ishte njëri nga lojtarët kyç te Sampdoria nën drejtimin e Giampaolos.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here