Rrëzim i frikshëm, Lorenzo humbet çmimin e madh të Assen (VIDEO)

Piloti i Moto GP, Jorge Lorenzo u rrëzua keq sot në provat e lira, para garës së Çmimit të Madh të Holandës, duke pësuar dëmtime të vertebrës.

Lorenzo ra në kthesën e 7 të pistës, vetëm pak minuta para fundit të provave dhe u ngrit menjëherë vetë në këmbë, por më pas tha se ndjente probleme në shpinë dhe në frymëmarrje.

Piloti humb kështu mundësinë për të garuar në Holandë, ndërsa mjekët thonë se rrezikon një stop më të gjatë, të paktën edhe për 3 garat pasardhëse, duke parë shkallën e dëmtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here