Vinales mposht Marquezin në çmimin e madh të Assen, zhgënjejnë Dovizioso dhe Rossi

Piloti spanjoll Maverick Vinales me Yamaha fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP, zhvilluar në pistën e Assen.

Ky është triumfi i parë i motorit japonez për këtë sezon, duke thyer kështu tersin dhe rikthyer te fitorja pas më shumë se një viti.

Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez me Honda, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua francezi Fabio Quartararo me Yamaha Petronas. Këta tri pilotë dueluan më së shumti mes tyre për fitoren, por në 8 xhirot e fundit mes tyre u krijuan diferenca të mëdha dhe Vinales fitoi me lehtësi.

 

Gjithsesi, nëse Yamaha e spanjollit funksionon mirë ajo e Valentino Rossit po zhgënjen. Piloti italian u rrëzua në xhiron e katërt pas një kontakti me Nagakami, që pasi një aksident të frikshëm, por pa pasoja (ndodhet në qendrën mjekësore të pistës).

Dobët u paraqit edhe motori Ducati, që asnjëherë nuk dueloi dot për fitoren. Dovizioso u klasifikua i katërti, por ishte 14 sekonda më i avashtë se fituesi.

Gjithsesi, pas kësaj gare vijon të dominojë në renditjen e përgjithshme Marc Marquez, që shkëputet edhe më shumë karshi rivalëve, 44 pikë nga Dovizioso. Gara e radhës, pas një jave në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here