Ndizet rivaliteti: Nate Diaz dhe Khabib përballen jashtë ringut (VIDEO)

Khabib Nurmagomedov dhe Nate Diaz kanë ndezur edhe më tepër rivalitetin e tyre pas përballjes jashtë ringut në UFC 239.

Khabib dhe Diaz ishin të pranishëm në Telekom Arena në Las Vegas për ta ndjekur ndeshjet mes Jon Jones kundër Thiago Santos dhe Amanda Nunes kundër Holly Holm.

Diaz kaloi pranë Khabib dhe iu drejtua atij me disa fjalë, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj menjëherë duke u ngritur në këmbë për ta sulmuar.

Mirëpo sigurimi u tregua i shpejtë dhe i largoi ata menjëherë nga njëri tjetri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here