Mund, rregull e bashkim, Conte bën… “ligjet”

Tetë vite më parë, An tonio Konte merrte Juven dhe atyre që i kërkonin afat për rikthimin e bardhezinjve të suksesi u thoshte: “Kush ka kohë, të mos presë nga koha”.

Motoja nuk ka ndryshuar dhe ashtu si atëherë, Konte nis një aventurë me në krah Bepe Marotën. Me grumbullimin e sotëm në Lugano, zikaltërit nisin “zyrtarisht” fazën dy të revolucionit të miratuar nga grupit “Suning” dhe presidenti Zhang. Trajnerit i kërkohen fitore dhe ai e di se duhet të shpërblejë sforcon ekonomike të bërë nga pronarët kinezë.

FILOZOFIA

Kualifikimi në Champions dhe ardhja e Kontes janë shoqëruar me entuziazmin e tifozëve, të cilët përpinë abonimet sezonale në “San Siro” në kohë rekord. Trajneri e di se sa vlerësim ka rreth tij dhe që në ditën e parë si zikaltër ka punuar për të krijuar një ambient ideal pune, për vete, lojtarët dhe stafin.

Konte Inter

Përveç stafit, trajner e klub kanë rënë dakord edhe për merkton. Shkarkimet Naingolanit dhe Ikardit janë sinjal kohezioni idesh. Konte kërkon disiplinë dhe lojtarë që paravendosin grupin. Etika e punës është e njëjta e një karriere suksesi edhe si futbollist. Sakrificë, intensitet dhe etikë janë parimet që çdo teknik dëshiron në ekipin e tij, aq më tepër një si Konte që duke mos pasur ndonjë talent të veçantë, e di fort mirë se puna është sekreti për të korrur fitore.

METODAT

Sot në Lugano do të nisë zbori nën urdhrat e teknikut të ri. Në fakt, udhëzimet e para do t’i japë Antonio Pintus, përgatitësi atletik (i ardhur nga Reali) që preferon stërvitjet pa top. Julio Tus është një tjetër asistent i Kontes që njihet ndryshe si “Specialisti” i forcës.

 

Dyshja e bashkëpunëtorëve do të ndihmojë për rritjen e fizike të Interit, ndërsa me taktikën do të merren Stelini e Vanoli, pa harruar kontributin e vyer të Xhanlukës, vëllai i Kontes. Zikaltërit mund duken si kantier, por dihet se trajneri do të predikojë që në ditën e parë për koncepte, si shpejtësia dhe lojë vertikale.

SKEMAT

Burime pranë zikaltërve bëjnë të ditur se, përveçse në aspektin teknik, Konte është i kënaqur edhe me “materialin” njerëzor që klubi i ka vënë në dispozicion. Projekti i tij është i qartë dhe karakterizohet nga dëshira për fitore. Një tjetër aspekt është skema, ai 3-5-2 që ka qenë themel i të gjitha sukseseve të Kontes kudo që ka drejtuar.

 

Mbrojtësit do të kenë detyra ndërtuese, ndërsa anësorët do të jenë “shigjetat” shtesë në “harkun” e sulmit. Provimi i parë do të jetë pas një jave, ndaj Luganos, me trajnerin e ri që do të shohë shkallën e “nxënësve” të tij të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here