Nuk bën pjesë në planet e Sarrit, Kean drejt transferimit në Premier League

Sulmuesi 19-vjeçar Moise Kean, aktualisht në pronësi të Juventusit, mund të transferohet në Premier League sezonin tjetër.

Për talentin e kombëtares italiane është interesuar ekipi i Everton.

“Toffees”, që pas largimit të Lukakut dy vite më parë ende nuk kanë gjetur një zëvendësues të denjë. Ndaj, ata mendojnë se Kean mund të jetë njeriu i duhur për sulmin, duke parë se te Juventusi nuk gjen shumë hapësira (4 gola në 17 ndeshje sezonin e fundit).

Kean ka ende edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, por rinovimi i saj po vonon. Ndaj Juventus mund ta shesë për të evituar largimin me parametrin zero pas një viti.

Sipas “Daily Mail”, strategjia e Juventusit është që të rinovojë edhe për 5 vite kontratën dhe më pas ta lërë të lirë Moise Kean në formë huazimi. Everton po pret dhe është gati të diskutojë me Juven dhe lojtarin për të dyja opsionet: Blerje apo huazim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here