Milan ka gati goditjen e rradhës, Cutrone dhe para për yllin e…

Ylli i Lazios Joaquin Correa është në shënjestrën e disa gjigantëve europian.

Lazio ka refuzuar ofertat e Napolit dhe Atletico Madrid për Correan, ndërsa tani në garë për argjentinasin është futur edhe Milani.

Rosonerët kanë ofruar Cutronen dhe 20 milionë euro për Correan. Il Tempo, raporton se Giampaolo është një admirues i argjentinasit dhe e dëshirion atë në skuadrën e tij.

Presidenti i Lazios Lotito ka bërë të ditur se nuk do ta shesë Correan për më pak se 60 milionë euro.

Mirëpo oferta e Milanit duke përfshirë kartonin e Cutrones mund ti ndryshojë mendjen.

Correa është vetëm 24-vjeç dhe sezonin e kaluar argjentinasi shënoi 9 gola me Lazion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here