Një tjetër viktimë nga Rusia, Akil Gjakova fiton medaljen e artë në GP Budapest 2019

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Është Akil Gjakova, i cili ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan arriti të mposht me lehtësi me ippon në finale rusin Georgii Elbakiev.

Vlen të theksohet se kjo është medalja e tretë e xhudistëve kosovarë nga ky Grand Prix.

Kjo pasi dje (e premte) Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stoliset të dyja me medalje të argjendta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here