Antoine Griezmann: Dua të fitoj gjithçka me Barcelonën

Antoine Griezmann është i vendosur të bëjë një ndikim të madh te Barcleona pas transferimit prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi.

Reprezentuesi francez kompletoi kalimin e tij nga Atletico Madridi më 12 korrik dhe është i gatshëm të fillojë menjëherë me klubin nga Camp Nou.

Griezmann ka folur për objektivat e tij me katalunasit, ku ka theksuar se dëshiron t’i fitojë të gjithë trofetë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i entuziazmuar për të filluar”, ka thënë fillimisht Griezmann në një interviste për Marcan.

“Jam i etur për të filluar dhe për të punuar me grupin”.

“Do të ketë sfida të reja dhe unë dua të fitoj gjithçka – Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi ylli francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here