E turpshme: Ja përse Icardi u largua nga kampi stërvitor i Interit

Mauro Icardi është kthyer në Milano dhe tashmë ka nisur betejën e tij personale me Interin, por sidomos me drejtuesit, Marotta dhe Ausilio, të cilët kanë përkrahur trajnerin Antonio Conte në çdo drejtim.

Por, sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, vendimi për të braktisur grumbullimin në Lugano ka qenë i vetë argjentinasit, i cili nuk mund të vazhdonte më si i ndarë brenda shtëpisë. Madje, sipas asaj që shkruhet dhe thuhet, ish-kapiteni stërvitej i veçuar nga grupi dhe në menzë hante i fundit, pasi të gjithë kishin nisur.

Icardi duke kaluar pushime me familjen, pasi ka braktisur grumbullimin (Komo)

Jo vetëm, por inati i Antonio Contes shkonte deri aty sa Icardi nuk merrte pjesë në asnjë mbledhje teknike dhe analizë taktike me videoprojektorë që zhvilloheshin nga trajneri.

Icardi, i tërbuar nga ky injorim dhe poshtërim, i ndaluar edhe të takonte tifozët, u ndje keq sidomos kur kuptoi se Nainggolan, në ndryshim nga ai, trajtohej ndryshe, edhe pse belgut i ishte thënë gjithashtu se nuk përfshihej në planet e klubit.

Madje, edhe fotografi i klubit u urdhërua të mos e fotografonte më…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here