Nuk mbaron me Icardin, një tjetër yll largohet nga kampi stërvitor i Interit

Interi nuk është mjaftuar vetëm me Mauro Icardin, por ka rikthyer në Milano dhe mesfushorin Radja Nainggolan.

Belgu nuk do të vazhdojë stërvitjen me ekipin në kampin stërvitor.

Mesfushori, ndryshe nga Icardi, do të jetë pjesë e ekipit për turin aziatik që do të zhvillojë Interi. Nainggolan është jashtë planeve të klubit, por sëmundja e bashkëshortes së tij mund të ndryshojë gjithçka.

Ai nuk mund të lëvizë jashtë Italisë dhe duhet t’i qëndrojë afër asaj. Interi mund të bëjë përjashtim dhe të mos i mbyllë çdo derë belgut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here