Publikohet renditja e klubeve më të mira në botë sipas FiveThirtyEight

FiveThirtyEight i ka nxjerrë statistikat për klubet më të mira aktualisht në botë. Duke përdorur algoritmin e tyre, që do të shpjegohet më vonë, ueb-faqja ka bërë të ditur se Manchester City i Pep Guardiolas është skuadra më e mirë në botë me një vlerësim prej 94.4.

Kampioni i Bundesligas, Bayern Munich, renditet në vendin e dytë me 93.5 të vlerësimit, të ndjekur nga pas prej Liverpoolit, Barcelonës dhe Chelseat, që e kompletojnë top-pesëshen.

FiveThirtyEight ka mbledhur të dhëna në të gjithë botën, duke përfshirë në këtë hulumtim rreth 636 klube që janë të nivelit të lartë.

Befasia më e madhe në këtë listë është Manchester Unitedi, që ka mbetur prapa skuadrave si, Real Sociedad, Hoffenheim dhe skuadrës zvicerane, Young Boys.

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer dështoi të përfundonte në top-katërshe në sezonin e kaluar, duke bërë kështu që të renditet si klubi i 34-të më i mirë në botë.

Por, si është bërë ky hulumtim nga kjo ueb faqe?

Sipas kësaj ueb-faqe, “çdo skuadër ka një vlerësim për lojën sulmuese që bën, për golat që ka shënuar si vendas dhe si mysafir dhe për golat që ka pranuar”.

Këto ndryshojnë javë pas jave, varësisht nga paraqitjet që bëjnë skuadrat në përballjet miqësore e deri të fillimi i sezonit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here