Shkëlqeu me Milanin në sezonin e fundit, PSG pranë nënshkrimit me…

Bakajoko mund të transferohet tek klubi i tij i zemrës PSG, të cilët interesohen për lojtarin francez.

Mesfushori u largua nga Çelsi një sezon më parë, pasi nuk ishte në planet e trajnerit Sarri. 24-vjeçari u transferua tek Milani në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes, e cila nuk u përdor nga kuqezinjtë.

Pas vështirësive në fillim, Bakajoko u përshtat mjaft mirë me kampionatin italian, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit në sezonin e fundit. Francezi është kthyer tek Çelsi tani, por nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë aty.

Për mesfushorin interesohet PSG, të cilët e kërkojnë në formën e huazimit për një vit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Edhe lojtari do ta pranonte direkt këtë ofertë, për shkak se më herët është shprehur se është një tifoz i parizienëve që mga fëmijëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here