Dzeko një hap larg Interit, ja lëvizja e fundit e zikaltërve që mund të bindë Romën

Interi dhe Roma kanë ulur tonet mes dy klubeve, dhe tashmë janë në bisedime për Edin Xhekon. Kjo javë, pritet të jetë decizive për të mbyllur një marrëveshje që po zgjat më shumë se sa pritej.

 

Zikaltrit kanë gjetur akordin me sulmuesin prej kohës, ndërkohë që Roma në fillim kërkonte 10 milionë euro për boshnjakun, ndërsa më pas i rriti pretendimet në 20 milionë, dhe bisedimet filluan të ngecnin.

Sidoqoftë, oferta e Interit mund të shkojë deri në 12 milionë euro, por ka edhe një “çelës” tjetër që mund të zgjidhë këtë operacion. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, mund të përdoret klauzola 15% e Zaniolos. Ky i fundit, u përfshi në shkëmbimin e vitit të kaluar, kur në Milano u soll Raxha Naingolan.

Siç shkruan “Gazzetta”, Interi është gati të heqë dorë nga kjo klauzolë, dhe të gjitha paratë e fituara nga shitja e mundshme e Zaniolos, do i mbajë Roma. Talenti i verdhekuqve llogaritet të shitet për rreth 50 milionë euro, teksa e kërkojnë Totenhemi, Arsenali dhe Juventusi, dhe 15% mund të llogaritet në 7.5 milionë euro, shifër që mund të shkojë në rreth 20 milionë që është edhe kërkesa e Romës për Xhekon. Sidoqoftë, kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit, i cili kërkon vetëm të jetë me Konten në ekip.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here