Huazim me kushte, ja detajet e akordit Napoli-Atletiko për Hysajn

Elseid Hysaj ka nisur fazën përgatitore me Napolin, por mediat europiane bëjnë me dije se janë ditët e fundit si pjesë e napolitanëve. Teksa raportohet se Atletiko Madrid është shumë pranë dhe se presidenti De Laurentis ka pranuar që të ulë pretendimet, në skenë kanë dalë disa variante për marrëveshjen e mundshme mes palëve.

Ndërkohë që bëhet fjalë për një pagesë prej 15 milionë eurosh dhe disa bonuse, në Spanjë raportojnë se Elseid Hysaj do të huazohet nga Napoli tek Atletiko e Madridit. Kjo formulë, mund të jetë e leverdisshme për të dyja palët. Italianët do të kërkojnë që huazimi të jetë me detyrim blerjeje, mirëpo për këtë do të ketë një tjetër klauzolë shtrënguese.

Teksa Atletiko pritet që të paguajë 15 milionë euro në fund të sezonit, për këtë duhet që shqiptari të luajë të paktën 50% të ndeshjeve që skuadra spanjolle do të zhvillojë gjatë sezonit 2019-2020. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë kontrata fikse e bashkëpunimit mes palëve, por gjasat janë që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të transferohet në Madrid dhe të jetë nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here