Lojtarët e Barcës të pamëshirshëm, turpërojnë Griezmann në stërvitjen e parë

Lojtari që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro, Griezmann, ka punuar për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.

Griezmann pati mundësinë që gjatë mëngjesit të së hënës të stërvitet me shokët e rinj të skuadrës.

Në këtë stërvitje, shokët e skuadrës i dhanë pritje të ngrohtë lojtarit, por nuk e kursyen nga ‘turpërimet’.

Në stërvitjen e parë të skuadrës kanë munguar emra të rëndësishëm, përfshirë Lionel Messin, dhe gjithë pjesën tjetër që morën pjesë në Kupën e Amerikës.

Griezmann është shprehur shumë i lumtur që do të luajë krah Messit, por ai duhet të pres edhe disa ditë për të punuar me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here