Superlajm: Bayerni transferon sulmuesin shqiptarë

Bayern Munchen ka hedhur bastin për Leon Dajakun.

Klubi gjerman do të blejë lojtarin me origjinë shqiptare nga Stuttgarti. Sulmuesi ka rënë në sy në kampionatin e moshave U-19, pasi ka realizuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.

BILD bën me dije se palët kanë gjetur akordin dhe Dajaku do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore. Ai nuk do të kalojë direkt me skuadrën e parë të klubit, por do të luajë me Bayern Munchen B. Ekipi i dytë i kampionëve të Gjermanisë luan në Kategorinë e Tretë, ligë profesioniste dhe me rivalitet.

Dajaku i ka kushtuar gjermanëve 1.5 milionë euro. Një investim i rëndësishëm për një futbollist 18-vjeçar. Vlera e tij do të rritet te Bayerni dhe me siguri ata do ta shesin më shtrenjtë, pavarësisht se shpresojnë që mund të gjejnë Lewandovskin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here