Lazio rrëmben ‘Savicin e ri’ para Juventusit

Presidenti i Lazios, Claudio Lottito, është i hapur për shitjen e Sergej Milinkovic Savic, ndërsa interesim për mesfushorin serb kanë shfaqur PSG dhe Manchester United.

Lottito është i gatshëm ta shesë Savic për shifrën e 80 miliona eurove.

Igli Tare ka filluar të punojë për pasuesin e Savic dhe ka piketuar një tjetër mesfushor të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Salzburg,  Dominik Szoboszlai.

Juventus gjithashtu është duke e monitoruar polakun për disa muaj me rradhë, mirëpo Lazio janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Berishës dhe para për Szoboszlai.

Lacialët janë në pole position për të siguruar shërbimet e polakut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here