Roma kërkon Icardin: Romakët ofrojnë para dhe kartonin e Dzekos

Roma thuhet se po shpreson të bindë Interin me një ofertë prej 30 milionë eurosh plus shërbimet e Edin Dzekos për Mauro Icardin.

Sipas gazetës La Repubblica, Roma ka momentalisht rrugën e hapur për të bërë lëvizjen e tyre, pasi Napoli po fokusohet tek Nicolas Pepe.

Në anën tjetër, as Juventusi nuk po e rrezikon pasi ende ka punë për t’i larguar tre sulmuesit tjerë: Mario Mandzukic, Moise Kean dhe Gonzalo Higuain.

Kështu, Giallorossët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në tavolinë në vlerë totale prej 50 milionë eurosh, me Dzekon që vlen 20 milionë euro dhe që ka qenë një objektiv i zjarrtë gjatë gjithë verës dhe 30 milionë euro para kesh.

Ata gjithashtu do të jenë të gatshëm t’i propozojnë sulmuesit një pagë prej pesë milionë eurosh neto, por kjo duket të jetë e ulët pasi lojtari fiton afërsisht kaq te Interi.

Megjithatë, është paralajmëruar se argjentinasi dëshiron vetëm Juventusin, ndërsa Corriere dello Sport shkruan se Interi synon t’i fitojë 80 milionë euro nga Icardi.

Presidenti i Interit, Steven Zhang konfirmoi mbrëmë se nuk kishte rrugëdalje për 26-vjeçarin në klubin e tij dhe se do të gjejnë një zgjidhje të mirë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here