Lukaku drejt Juventus: Interi ka piketuar një tjetër sulmues

Romelu Lukaku mund të përfundojë te Juventus edhe pse interesim të madh për të ka shfaqur Interi.

Inter dhe United nuk kanë arritur ende të gjejnë një gjuhë të përbashkët për Lukakun dhe tani në garë është përfshirë edhe Juventus.

Biankonerët janë të gatshëm të sakrifikojnë Dybalan për Lukakun dhe Djajtë e Kuq nuk do ta refuzonin një ofertë të tillë.

Lukaku është gjithnjë e më larg Interi dhe Neroaxurët kanë rikthyer vëmendjen kah Edinson Cavani.

Cavani pritet të largohet nga PSG këtë verë ndërsa uruguaiani ka kontratë me Parisienët edhe për një vit dhe është më i lirë se Lukaku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here