Merr fund drama, Gareth Bale ka klub të ri!

Gareth Bale ka pranuar ta vazhdoj karrierën në futbollin kinez.

Anësori uellsian nuk po preferohet nga trajneri Zinedine Zidane dhe do të largohet nga Real Madridi.

30-vjeçari ka pranuar ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit kinez ku do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me skuadrën Jiangsu Suning.

E përditshmja madrilene Marca ka raportuar se Bale do të fitojë 22 milionë euro pagë vjetore tek Jiangsu Suning.

Megjithatë mediumi spanjoll nuk ka përmendur shifër se sa para do të paguajë Jiangsu në drejtim të Real Madridit për ta bërë sulmuesin të tyre.

Marca ka shkruar se kanë mbetur vetëm disa detaje deri te zyrtarizimi i këtij transferimi.

Besohet se klubi kinez Jiangsu Suning do të paguaj rreth 50 milionë te Real Madridi për ta marrë uellsianin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here