Rivaldo zbulon arsyen pse Messi nuk i ka uruar mirëseardhjen Griezmann

Rivaldo, legjenda e Brazilit dhe Barcelona-s, ka folur për situtatën e katalanasve pas blerjes së Antoine Griezmann.

Në një intervistë të dhënë për Betfari, ai ka komentuar zërat e fundit që flasin për probleme mes francezit dhe Leo Messi-t, fajtor se nuk i ka dhënë  akoma mirëseardhjen shokut të ri të skuadrës.

“Messi do t’i japë mirëseardhjen Griezmann-it në momentin e duhur Është normale që nuk i ka shkruar akoma ose që nuk e ka marrë akoma në telefon, edhe pse është kapiteni. Është me pushime dhe ka dëshirë të izolohet pak nga futbolli. Kur të kthehet, do të jetë ai i përhershmi: i përulur, i qetë. Nuk do të ketë asnjë problem  me Griezmann”.

Në lidhje me francezin: “Besoj se është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ka treguar aftësitë e tij teknike dhe taktike. Ka luajtur në klube të ndryshëm dhe është përshtatur në mënyrën më të mirë me çdo skemë të Francës. Besoj se Valverde do të dijë t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë cilësitë e tij”, ka përfunduar Rivaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here