Dybala vendos për të ardhmen e tij

Paulo Dybala thuhet se ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë te Juventus dhe të mos largohet këtë verë.

Dybala ishte lidhur me lëvizjet në Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain, ndërsa Manchester United shpresonte ta shkëmbejnë atë për Romelu Lukaku.

Megjithatë, Sky Sport Italia pretendon se sulmuesi argjentinas mund të kthehet më herët nga pushimi i verës për të mësuar më mirë metodat e Maurizio Sarrit.

26-vjeçari ka qenë në Juve që nga viti 2015, por mbeti në hije nga mbërritja e Cristiano Ronaldos sezonin e kaluar, duke e kufizuar atë në vetëm pesë gola në Serie A sezonin e kaluar.

Sarri ka njoftuar tashmë se ai mund të përdorë sulmuesin si nëntësh të rremë ose si sulmues të dytë në taktikat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here