Khedira në Emirates, gjermani gjithnjë e më pranë transferimit te Arsenali

Sami Khedira është parë në Ermirates Stadium në përballjen miqësore që Arsenali po e zhvillon ndaj Lyonit, për t’i shtuar kështu spekulimet.

Mesfushori gjerman ka zgjuar interesimin e një numri të madh të skuadrave evropiane, derisa lidhet me një largim nga Juventusi në këtë afat.

Lojtari 32-vjeçar thuhet se është afër transferimit të Gunners, ndërsa shihet si zëvendësues i Aaron Ramseyt që kaloi te Zonja e Vjetër me parametra zero.

Disa klube po e shikojnë me kujdes situatën e Khediras, por Arsenali po i prinë garës për transferimin e Khediras.

Gjermani gjendet në stadiumin e skuadrës nga veriu i Londrës, e që në media raportohet se pas përballjes që po zhvillohet ndaj Lyonit, mund të mbyllet transferimi.

Khedira ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, gjersa Arsenali mund ta transferojë atë me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here