Pepe tek Arsenal, Napoli kthehet kah Lozano

Fillimisht, napolitanët humbën garën për James Rodriguez, me kolumbianin që pritet të mbetet në radhët e Real Madrid, duke mbetur pa një lojtar adekuat në pozitën ‘10’.

Në vijim, Napoli ishte interesuar edhe për yllin e Lille, Nicolas Pepe, i cili me paraqitjet e tij në sezonin e kaluar kishte shkëlqyer duke tërhequr vëmendje të madhe.

Por, raportimet e ditës së sotme kanë bërë të ditur se Pepe do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal, për shumën e 80 milionë eurove.

Objektivi i radhës për skuadrën e Napolit do të jetë ylli meksikan që luan me PSV Eindhoven, Hirving Lozano.

Sipas raportimeve të medieve italiane, meksikani do t’i kushtonte Napolit rreth 45 milionë euro.

Lozano luan në pozitën e njëjtë me Nicolas Pepe. Ai ka kontribuar sezonin e kaluar me 21 gola dhe 12 asistime në 40 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here