Ferrero shet Sampdorian, zbulohen pronarët e rinj!

Pas shitjes së Interit te Suning dhe Milanit te Elliott (rrjedhë e pronësisë kineze që nuk shlyu borxhet), pasi Fiorentina u bë me pronarë amerikano-italianë (Roço Commisso), tani është rradha e një tjetër klubi historik që të kalojë dorën dhe të bëhet me pronarë të rinj, edhe pse personi që ka ndërmarrë këtë operacion është një figurë legjendare e futbollit italian.

Po flasim për Sampdorian, që sipas “Il Secolo XIX”, gazetë e Xhenovës, është gati të ndryshojë pronësi, teksa vetë presidenti Massimo Ferrero, gjatë një takimi në Ligë, ka folur me miq dhe i ka rrëfyer se “jam gati ta shes Sampdorian për një ofertë të madhe dhe ajo ka ardhur!”.

Por, sa është oferta e madhe? Gazzetta dello Sport zbulon shifrën: 140 mln euro! Aq vlen Sampdoria dhe për këtë arsye nuk ka më asnjë operacion merkatoje, në pritje të kalimit të dorës.

Oferta që ndodhet në tavolinë prej ditësh është prezantuar nga Vialli, Dinan dhe Knaster.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here