Neymar takohet me drejtuesit e PSG, vendoset e ardhmja e brazilianit?

Raporti mes Neymar dhe drejtuesve të PSG-së prej kohësh ka pësuar krisje.

Sulmuesi kërkon rikthimin tek Barcelona, dëshirë që ka rritur pakënaqësitë e drejtuesve dhe që shpesh është shoqërua me deklarata publike që thumbojnë brazilianin.

Gjithsesi ky raport i tensionuar mund të marrë një tjetër drejtim. Edinson Cavani mund t’i japë lamtumirën klubit, ndaj Drejtori Sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo do të nisë punën për të bërë një përpjekje të fundit për të bindur Neymar të mos largohet nga Parisi.

Mediat franceze raportojnë se ka patur një takim mes palëve, takim që mesa duket ka patur rezultat pozitiv dhe sulmuesit duket se i është rikthyer buzëqeshja pas disa javëve të tensionuara.

Për të normalizuar akoma edhe shumë situatën, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe trajneri Thomas Tuchel. Ky i fundit, madje është shprehur se Neymar është një lojtarë i PSG-së, që stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit.

Gjithsesi, bisedimet mes sulmuesit dhe Leonardos ende nuk kanë një rezultat përfundimtar, ndaj nëse ndodh që braziliani të mos ndryshojë mendje, atëherë tratativat me Barcelonën do të vazhdojnë, këtë herë pa kthim pas, me katalanët që ofrojnë Coutinhon, Rakitic, Dembele dhe një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here