Mbappe shuan zërat: Nuk e kam menduar asnjëherë largimin nga PSG

Kylian Mbappe as që e mendon largimin nga Paris Saint Germain.

I pranishëm në konferencën për shtyp në vigjilie të Superkupës së Francës ndaj Rennes, sulmuesi i kombëtares franceze ka mohuar edhe njëherë tjetër zërat e merkatos që flasin për një largim të tij nga kampionët e Francës.

Mbappe ka nënvizuar se nuk ka patur asnjëherë qëllimin për të lënë klubin, duke shtuar se është më i motivuar se kurrë për fillimin e sezonit të ri dhe për të dhënë maksimumin me fanellën e Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here