Marquez nuk ka të ndalur, triumfon në Çmimin e Madh të Çekisë

Mbrojtja e titullit kampion në Moto Gp po kthehet në një formalitet për Marc Marquez.

Spanjolli i Hondas zyrtare fitoi duke dominuar edhe Çmimin e Madh të Republikës Çeke të cilin e nisi nga pole position.

Në garën e Brno e cila nisi me rreth 40 minuta vonesë pasi u prit që thahej sa më shumë pista nga reshjet e shiut, Marquez u shfaq në lartësinë e duhur duke marrë një fitore të thjeshtë e dyta radhazi për të dhe e 3-ta në 4 garat e fundit të Moto Gp.

Në vendin e dytë u pozicionua rivali i Marquez në garën për titull Andrea Dovizioso i cili bëri një start shumë të mirë duke rikuperuar menjëherë dy pozicione.

Podiumi u kompletua nga Jack Miller ndërkohë që i 4-ti u rendit Alex Rins. Valentino Rossi bëri një garë të dobët duke mos qenë asnjëherë konkurent për vendet e para dhe e mbylli i 6-ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here