Milan e do me çdo kusht: Rosonerët sakrifikojnë një yll për Correan!

Java që hapet nesër mund të jetë vendimtare.

Është java, në të cilën Milani synon të përcaktojë bazat e negociatave me Atletico Madrid për Correa, më pas të ndërtojë një ofertë që mund të çojë në marrëveshje. Kontaktet do të rinisin me qëllim për t’i zvogëluar distancat që i ndajnë sot për sot vlerësimet e klubeve.

Milani e synon Correa si përforcim përparësor, për të cilin është i gatshëm të investojë shumën më të madhe të ësaj vere. 40 milionë është çmimi i duhur për kuqezinjtë, 50 milionë për Atletico Madrid. Bonuset mund të jenë një vlerë e ndërmjetme midis kërkesës dhe ofertës në rastin konkret, por njëri prej dy klubeve duhet të bëjë një hap përpara.

Eshtë më e lehtë lëvizja nga Madridi, për të përmbushur edhe vullnetin e lojtarit. Nëse Suso mbetet (siç dëshiron Giampaolo), Milani ka nevojë për një “shartim” të mëtejshëm në sulm. Për të fituar para, Hakan Calhangolu, i cili vazhdon të ketë një treg të mirë në Gjermani, mund të sakrifikohet.

Kur vjen fjala për mesfushën e kuqezinjve, turku ka të ngjarë të jetë alternativë. Bennacer do të marrë komandën në drejtim, në të djathtë është Krunic (dhe në çdo rast nuk është zona e Calhanoglu), në të majtë do të kthehet Paquetà. Bonaventura tashmë e ka bërë një gjë të tillë, dje, në fushë, nëntë muaj pas dëmtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here