Roma bën lojëra për Dzekon, Inter transferon një tjetër yll

Kontakte të reja mes Interit, Eintracht Frankfurtit dhe agjentit të Ante Rebic.

Ashtu si shkruan “Sky Sport”, klubi zikaltër dëshiron të mbajë “ndezur” tratativën për kroatin, me futbollistin që mund të transferohet në Milano që këtë merkato vere.

Një “xholi” i aftë që të luajë në shumë pozicione në sulm. Futbollisti kroat nuk është alternativë e Dzekos, që mbetet objektivi numër “1”, por ndoshta e Romelo Lukakut, që siç duket, rrezikon të qëndrojë te Manchester United.

Oferta e Interit ka ndaluar te 60 mln euro dhe bonuse për të mbërritur të belgu, por United nuk është dakord dhe pret që Dybala të pranojë. Sa i përket Edin Dzekos, Roma vazhdon që të mos bëjë tolerime mbi kartonin dhe, madje, sipas “Sky”, verdhekuqtë kanë rritur më shumë pretendimet: 20 mln dhe bonuse.

Boshnjaku është ambjentuar në mënyrë perfekte te skemat e Fonsecas, trajnerit verdhekuq, ndaj Roma nuk ka arsye për ta shitur. Ndërkohë, lojtari vazhdon të shpresë dëshirën për t’u veshur zikaltër, duke qenë se pas 1 viti i skadon kontrata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here