Sane drejt largimit: Guardiola transferon yllin e Realit!

Pep Guardiola mendon për goditjen finale në merkaton e kësaj vere.

Pas Rodri që u ble nga Atletico Madrid për 70 milionë euro, Citiziens kërkojnë të afrojnë një tjetër lojtar përpara afatit të fundit të merkatos në ishull që është data 8 gusht.

Sipas mediave angleze Manchester City do ta bëjë një tentativë për spanjollin Isco gjithmonë nëse Sane largohet dhe transferohet te Bayern Munich.

Por Isco nuk mund të jetë afrimi i vetëm i kësaj merkatoje pasi Guardiola kërkon dhe një qëndërmbrojtës dhe i preferuari i trajnerit spanjoll është holandezi i Bournemouth Nathan Ake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here