Solskjaer e konfirmon: Pogba nuk lëviz askund

Trajneri i Manchester United “ngrin” Real Madrid përsa i takon kartonit të Paul Pogba.

Numri një sotilit të “Djave të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer I mbyll kështu përfundimit derën jo vetëm madrilënëve, por edhe ekipeve të tjera që ishin gati të bënin “çmënduri” për francezin, pasi deklaroi se mesfushori nuk do të largohet nga Old Trafford gjatë kësaj merkatoje.

Norvegjezi siguroi se pas mungesës së Pogba në sfidën miqësore ndaj Milanit nuk fshihet asgjë lidhur me të ardhmen e tij, gjithashtu ai shtoi se futbollisti nuk është i dëmtuar.

Ai sqaroi se 26-vjeçari nuk u aktivizua pasi nuk ndihej mire dhe se ata nuk donin që të rrezikonin, por Solskjaer theksoi se francezi do të zbresë në fushë në sfidën e parë të kampionatit kundër skuadrës së Chelsea.

Edhe në Spanjë duket se janë dorëzuar përsa i takon kalimit të Pogba nën urdhërat e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane, pasi “Marca” lidhur me këtë çështje shkruan “mision i pamundur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here