Gati goditja e rradhës: Milan sakrifikon Kessie-n për të preferuarin e Giampaolos

Franck Kessie është bashkuar dje me ekipin. Pas ndeshjeve me kombëtaren në Kupëne  Afrikës dhe pushimeve, ai është njohur më në fund me trajnerin e ri t ë Milan-it, Marco Giampaolo.

Tekniku kuqezi duhet të studiojë me detaje karakteristikat e afrikanit për ta përfshirë sa më mirë të jetë e mundur në skemat e ekipit. Gjithsesi, Kessie mbetet një nga ata lojtarë që mund të sakrifikohen nga klubi në merkato.

Shitja e tij do të mbushte arkat e klubit dhe shuma do të përdorej për të përforcuar mesfushën e skuadrës. Mes objektivave të milanezëve është edhe Dennis Praet, lojtari i preferuar i Giampaolo-s te Sampdoria-s, i cili ka një klauzolë 26  milionë euro për prishjen e kontratës.

Pa një ofertë konkrete për Kessie, gjithsesi, mesfushori belg mbetet i paarritshëm për Milan-in. Tani që afrikani është kthyer në dispozicion, Giampaolo do ta studiojë me kujdes dhe do të marrë një vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here