Nuk mbaron me Lukakun: Inter transferon edhe Dzekon, zbulohet oferta e fundit…

Edin Dzeko është gjithmonë e më pranë Interit.

Pas blerjes së Romelu Lukakut, zikaltërit janë të vendosur që të blejnë edhe boshnjakun për t’i dhuruar Contes atë që kërkonte, pra dy sulmuesit. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, në fakt, klubi zikaltër është gati që të ndryshojë ofertën.

Beppe Marotta është gati që të ofrojë thuajse 20 mln euro për bomberin dhe ndoshta diçka më shumë. Një propozim që do të kënaqte verdhekuqtë. Në mëngjes, sakaq, ka pas takim mes drejtorit sportiv te Roma, Petracchi, dhe agjentit Martina.

Vullneti i Dzekos është të largohet nga Roma dhe e ka shprehur qartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here