Inter nuk dorëzohet për Dzeko, bëhet gati për ofertën e re

Edhe pas transferimit të Romelu Lukaku, Inter nuk po dorëzohet për shërbimet e Edin Dzeko.

‘Nerazzurri’ po shpresojnë që të transferojnë veteranin e Romës, Dzeko, për të krijuar një partneritet ‘gjigantësh’ në fazën ofensive.

Sipas ‘Sportmediaset’, Dzeko mund të kalojë tek Inter në 24 orët e ardhshme, me Inter që po përgatit ofertën e re.

‘Zi kaltrit’ janë gati të ofrojnë 18 milionë euro për shërbimet e yllit 33 vjeçar.

Sipas të njëjtave raportime, Mauro Icardi mund të niset në drejtimin e kundërt, me kohën e tij në Milan që po merr fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here